Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, Prokuroria:

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, të pandehurit M.K., R.Ç., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç., në cilësinë e komandantit të njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D . , në cilësinë e komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me 17 të pandehurit e tjerë, të cilët sipas Prokurorisë ishin pjesëtarë të këtyre njësive, akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve gjatë një operacioni të gjerë ushtarako-policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktakuzës, gjatë këtij operacioni, të pandehurit fillimisht kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat. “Gratë janë plaçkitur, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar disa në shtëpitë dhe oborret e tyre, disa në lokacionin e njohur si ‘Ura e Taliqit’.

Po ashtu, edhe shtëpitë ishin djegur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj të akuzuarve të zhvillohet në mungesë, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Gjykimi në mungesë po vazhdon edhe, ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në rastin e masakrës së Reçakut në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavleviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiceviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqillo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srbolub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq, dhe Zvonimir Janicijeviq.

Të njëjtit po akuzohen se në periudhën 1998 – 1999, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ‘’243 të Mekanizuar ’’, Armatës së III- të, e njohur si ‘’Korpusi i Prishtinës’’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

Meqenëse gjykimi zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, dhe interesat e të akuzuarëve do të përfaqësohen nga avokatët e tyre, Gjykata udhëzoi mbrojtësit e të akuzuarve që në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës. Kujtojmë se, seanca fillestare për këtë rast e paraparë të mbahej më kishte dështuar të mbahet.

Prokuroria Speciale e Kosovës më ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale – krim i luftës kundër popullsisë civile.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com, thuhet se të pandehurit në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Reçak komuna e Shtimës, me dashje në bashkëkryerje, individualisht dhe në përgjegjësinë komanduese, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III e quajtur “Korpusi o Prishtinës” dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e njohur si “MUP”, në të cilën bënin pjesë: Njësitë e Divizionit për Siguri Shtetërore të njohura si “RDB”, Njësitë e Divizionit për Siguri Publike të njohura si “RJB” dhe Njësitë Rezervë kanë kryer vrasje, tortura dhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë kryer krimet në këto cilësi: Obrad Stecanoviq- Shef i Administratës së MUP-it dhe Ndihmës Ministër i Republikës së Serbisë, Radomir Markoviq- Ndihmës Ministër i Punëve të Brendshme – Divizioni i Sigurimit të Shtetit (RDB, Krsman Jeliq-Komandant i Brigadës 243 të Mekanizuar të Armatës së III-të të Korpusit të Prishtinës, Goran Radosavljeviq (Guri)-Ndihmës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm për Operacione Speciale për Kosovë, Zhivko Trajkoviq-Komandant i Njësive Speciale Antiterroriste SAJ, Bogoljub Janiceviq-Kryeshef i Sekretariatit për Punë të Brendshme në Ferizaj, Milan Leçiq-Komandant i Njësive të Veçanta të Policisë së Serbisë i PJP, Radomir Mitiq-Komandant i Stacionit Policor në Ferizaj, Dragan Gjorgoviq-Komandant i Stacionit Policor në Shtime, Branko Mladenoviq-Zëvendës Komandant i Stacionit Policor në Shtime, Dragan Jasoviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Momqillo Sparavalo-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Darko Amanoviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Srbolub Vujnoviq-Polic dhe Inspektor i Hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Bozhidar Marinkoviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Shtime, Zoran Stanojeviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Shtime, Milan Josanoviq- Pjesëtar i PJP-së, Goran Petkoviq- Pjesëtar i PJP-së, Dragoslav Nikoliq- Pjesëtar i PJP-së, Çedomir Aksiq – Pjesëtar rezervë i policisë në Stacionin Policor në Shtime dhe Zvonimir Janicijeviq-Pjesëtar rezervë i policisë në Stacionin Policor në Shtime kanë shkelur rëndë të drejtat ndërkombëtare duke kryer vrasje, trajtim htime kanë shkelur rëndë të drejtat ndërkombëtare duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Burimi: Kallxo