Gjini e quan “grusht shtet” situatën aktuale politike

0%

Shpërndaje në: Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “uzurpim” të pushtetit. Ai e ka quajtur “grusht shtet” situatën aktuale politike në Kosovë.

Në një konferencë për media, Gjini ka thënë se Kosova tash “s’ka as president as ushtrues detyre të presidentit, as kryeparlamentar as nënkryetar, as kryeministër legal as kryeministër në detyrë legal, as ministra” “E ka vetëm një person që e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë”, ka thënë ai.

“Sot pa asnjë arsye logjike, pa asnjë arsye shtetformuese, pa asnjë arsye patriotike, prapë hyjmë në krizë institucionale. Nuk ka emër tjetër kjo situatë pos grusht shtet i brendshëm, që nuk realizohet nga falangat ushtarake, por prej njerëzve të cilët në mënyrë më brutale e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë demokratik për t’i uzurpuar institucionet e shtetit”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në seancën konstituive të legjislaturës së 11-të kërkoi më shumë kohë për të prezantuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar. Këtë shtyrje ai e tha se po e kërkon për shkak të negociatave për formim të institucioneve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Burimi: Koha