Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Albulena Haxhiu do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e presidentes, pavarësisht se ka dhënë betimin si deputete në legjislaturën e re. Kurti tha se, sikurse ai vazhdon të jetë kryeministër në detyrë, edhe Haxhiu do ta mbajë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Njësoj siç vlen për mua si kryeministër në detyrë, edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta respektojë në plotni dhe përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”, deklaroi Kurti. Ai shtoi se Kosova aktualisht nuk ka president apo presidente të zgjedhur, por ka ushtruese të detyrës së presidentes.
“Nuk kemi president, nuk kemi presidente, por kemi ushtruese të detyrës së presidentes, e kjo është Albulena Haxhiu. Ajo do të vazhdojë të jetë e tillë, tamam siç e thotë Kushtetuta”, tha Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
