Kush e ka drejtuar Kuvendin e Kosovës nga 2001 deri më sot? VV me më

0%

Që nga viti 2001, kur u themeluan institucionet e para të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë, parlamenti i vendit është drejtuar nga tetë personalitete, në 10 legjislatura. I pari në krye të legjislativit ishte Nexhat Daci, i cili erdhi në këtë pozitë si deputet I LDK-së, pas zgjedhjeve të para parlamentare.

Ai e drejtoi Kuvendin për dy mandate radhazi, nga viti 2001 deri në vitin 2006, duke mos mundur ta përfundojë të dytin, për shkak se u zëvendësua nga Kolë Berisha, nga po e njëjta parti.

Ky i fundit e mbajti këtë pozitë deri në fund të legjislaturës së dytë, që ishte nëntori i vitit 2007 Atë e pasoi Jakup Krasniqi I PDK-së, i cili qëndroi në këtë detyrë për dy mandate, deri në fund të vitit 2014. Gjatë periudhës së tij, më , Kuvendi miratoi Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kriza politike që pasoi zgjedhjet e vitit 2014 u mbyll me zgjedhjen e Kadri Veselit të po së njëjtës parti, në krye të Kuvendit. Ai e ushtroi funksionin në dy mandate (të dyjat të ndërprera në gjysmë) deri në përfundim të legjislaturës së 6, në vitin 2019. Në dhjetor të atij viti, kryetar Kuvendi u zgjodh Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, por mandati i tij zgjati vetëm disa javë.

Në shkurt 2020 ai dha dorëheqje, pasi u emërua zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti 1, si pasojë e një marrëveshje për ndarje të pushtetit mes VV-së dhe LDK-së. Vendin e tij e zuri Vjosa Osmani, e cila drejtoi Kuvendin deri në mars të vitit 2021, kur e la këtë pozitë për t’u bërë presidente e Republikës së Kosovës, tashti si kandidate e nominuar nga partia e Albin Kurtit.

Kjo legjislaturë nuk shkoi deri në fund, pasi Kuvendi u shpërbë pas “shkarkimit” kushtetues të Avdullah Hotit nga posti i kryeministrit. Me konstituimin e Legjislaturës së radhës, të 8-s, deputetët e maxhorancës ia besuan sërish drejtimin e Kuvendit Glauk Konjufcës, i cili e mbajti këtë post deri në përfundim të saj.

Në legjislaturën e 9 Kuvendi “ra” në duart e Dimal Bashës, pas një periudhe të rëndë krize të zgjedhjes së kryetarit, pasi kandidatja paraprake e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu nuk arriti t’i sigurojë kurrë votat në më shumë se 50 tentime.

Ajo, megjithatë, u bë kryetare në legjislaturën e re, të 10-n, e cila nuk zgjati më shumë se vetëm disa muaj, meqë vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshmë, pasi nuk mundi ta zgjedh presidentin e shtetit.

Lideri ose liderja e re e Kuvendit u desh të dihet këtë të enjte, në seancën konstitutive por kryetari i partisë fituese, Albin Kurti nga Vetëvendosje kërkoi që kjo procedurë të ndërpritet, derisa të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Nëse në këtë post zgjedhet prapë dikush nga VV, atëherë i bie që kjo parti pati më së shumti kryeparlamentarë, 3 ose 4, varësisht nga ajo nëse Haxhiu ( dy tjerët janë Konjufca dhe Basha) mbetet në këtë pozitë ose jo. Në këtë grup e numër nuk është futur “kryesuesi” Avni Dehari, i cili, duke qenë deputeti më i vjetër, ka udhëhequr për goxha muaj punimet e Kuvendit të legjilsaturës së 9.

LDK mban pozitën e dytë për sa i përket shefave të Kuvendit – Nexhat Daci, Kolë Berisha dhe Vjosa Osmani. PDK mbetet me dy kryetarë e katër mandate – dy Jakup Krasniqi e po aq edhe Kadri Veseli.

Burimi: Bota Sot