Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” do të mbahen më 10, 11 dhe , duke filluar nga ora .
Sipas njoftimit, seancat do të jenë publike dhe do të transmetohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara. Personat e interesuar, përfshirë gazetarët dhe publikun që dëshirojnë ta ndjekin procesin nga salla e gjyqit, duhet të regjistrohen paraprakisht deri më , në orën .
Gjykimi ka hyrë në fazën përfundimtare, pasi më gjykatësi i vetëm ka mbyllur procedurën e paraqitjes së provave dhe ka caktuar datat për deklaratat përmbyllëse. Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe mosbindjen ndaj gjykatës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
