Tahiri shpërthen ndaj Kurtit: “30 ditë i pate për të diskutuar me

0%

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të dëmshme për funksionimin institucional të vendit.

Pas përfundimit të seancës konstituive, Tahiri ka thënë para mediave se afatet kushtetuese kanë kaluar dhe se qytetarët presin që institucionet të jenë funksionale, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai ka drejtuar kritika ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për mungesë të konsultimeve me partitë politike. “A pate more burrë kohë 30 ditë me diskutu me partitë?

Nëse qëllimi ka qenë për të dalë nga ky rreth dhe për të pasur një vizion dyvjeçar, pse nuk është folur me partitë për presidentin? Nyja kryesore është te presidenti”, ka deklaruar Tahiri. Sipas tij, zvarritja e procesit mund të sjellë pasoja të reja institucionale dhe përplasje të mundshme kushtetuese. “A po don me kriju edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është papërgjegjësi totale e VV-së”, është shprehur Tahiri. Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e përdor vonesën në konstituimin e Kuvendit si strategji politike, ndërsa ka kërkuar që institucionet të funksionalizohen sa më shpejt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com