Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas marrjes së mandatit të tetë në Kuvendin e Kosovës. Bajrami ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndër vite, si dhe strukturat, aktivistët, anëtarët dhe votuesit e LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme. “Tetë mandate.
I njëjti zotim: do t’i shërbej Republikës së Kosovës me nder, integritet dhe përgjegjësi”, ka shkruar Bajrami. Ajo ka thënë se do të vazhdojë ta kryejë detyrën e saj me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi, duke theksuar se interesi i Republikës së Kosovës do të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër. “Faleminderit secilit qytetar që më ka besuar ndër vite.
Mirënjohje të veçantë strukturave, aktivistëve, anëtarëve dhe votuesve të LDK-së, të cilët me punën, përkushtimin dhe besimin e tyre më mundësuan çdo mandat të fituar”, ka shkruar ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
