PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën

0%

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për dështimin e seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Moskonstituimi i Kuvendit përbën vazhdim të bllokadës institucionale nga ana e Kurtit, në kundërshtim me frymën dhe detyrimet e përcaktuara nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e sotme dëshmoi qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave apo e mungesës së votave, por rezultat i një zgjedhjeje politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për kryetar të kuvendit dhe të procedohej me votimin për konstituimin e tij.

Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në aktgjykimin e saj se kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Mosveprimi i sotëm përbën shpërfillje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe të detyrimeve që burojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë të mbajë peng institucionet e republikës për interesa partiake. Partia Demokratike e Kosovës rithekson se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të plotë të Kushtetutës.

PDK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të heqin dorë nga bllokada institucionale dhe të mundësojnë menjëherë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burimi: Bota Sot