Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dje me pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht i dyshuari me një person tjetër pasi që janë refuzuar për të kaluaur në Maqedoni të Veriut nga ana e palës maqedonasë, më pas ka sulmuar zyrtarin policor të Kosovës.
“Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
