Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka uruar punë të mbarë dhe suksese, deputetëve të rinj të Kuvendit, në seancën e sotme konstituive. Gjini, ka thënë mandati aktual është përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar, dhe se ai, është i bindur që ekipi i Aleancës do të zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit.
Postimi: Punë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, e në veçanti grupit tonë të deputetëve të Aleancës! Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë.
Qëndrimi ynë si Aleancë ka qenë dhe mbetet plotësisht i qartë dhe transparent. Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara!
