Kurti nuk propozon kryeparlamentar, kërkon kohë për marrëveshjen për

0%

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit në seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të. Kurti ka kërkuar kohë për të arritur një marrëveshje politike lidhur me çështjen e presidentit, duke bërë të ditur se konsultimet me partitë politike do të vazhdojnë.

Në seancën e Kuvendit, ku ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së re, Kurti ka deklaruar se përpara se të hidhen hapa të tjerë, duhet të sigurohet një dakordim për funksionimin e institucioneve të reja.

Ndërkohë, Kuvendi ka nisur procedurat e para të konstituimit, përfshirë formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, i cili do të shqyrtojë dokumentacionin e certifikimit të rezultateve dhe do t’i paraqesë Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com