Gjendet mjet i dyshimtë në një banesë në Gjilan, intervenon njësia

0%

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një banesë në Gjilan, gjatë kohës kur një qytetare ishte duke kryer punë pastrimi. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Ankuesja ka njoftuar policinë pasi në një qese kishte vërejtur një mjet të dyshimtë.

Njësia patrulluese policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident. Rasti është proceduar sipas procedurave përkatëse.

Burimi: Telegrafi