Sot protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

0%

Lëvizja Revolta ka bërë të ditur se sot, duke nisur nga ora , do të zhvillojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përballë Kuvendit të Kosovës. Sipas organizatorëve, tubimi është thirrur me qëllim të “mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Në njoftimin e saj, Lëvizja Revolta ka bërë publike edhe tri kërkesat kryesore të protestës. Ato përfshijnë publikimin e të dhënave për numrin e aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga qytetarët e Serbisë në bazë të Ligjit për Shtetësinë, anulimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Kosovës.

“Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu ”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com