Çmime të reja të derivateve: Nafta dhe benzina zbresin me 5 centë

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e enjte, duke njoftuar për ulje prej 5 centësh për naftën dhe benzinën. Sipas njoftimit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.72 euro për litër , ndërsa benzina me 1.45 euro për litër .

Të dyja janë 5 centë më lirë krahasuar me çmimet e një dite më parë. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit (LPG) mbetet 0.60 euro për litër . Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora e ditës së sotme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com