Haziri: LDK po negocion me VV-në për marrëveshje, sot pritet të

0%

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK është në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për arritjen e një marrëveshjeje politike, ndërsa ka shprehur bindjen se sot do të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Para nisjes së seancës konstituive, Haziri tha se mësimi më i madh nga proceset e fundit politike është që të mos përsëriten bllokadat institucionale. “Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetori të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet.

Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor ”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se pret që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sot , në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se diskutimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së janë ende në fazën e përcaktimit të parimeve të bashkëpunimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com