Trabzoni ndizet për Salahun – mijëra tifozë e presin si mbret në Turqi

0%

Trabzoni është përfshirë nga atmosfera festive pas transferimit të bujshëm të Mohamed Salah te skuadra turke Trabzonspor. Ylli egjiptian, pasi mbërriti në Stamboll, vazhdoi udhëtimin drejt Trabzonit, ku u prit nga mijëra tifozë të klubit. Rrugët e qytetit u mbushën me brohoritje, fishekzjarre dhe festime të mëdha në nder të ardhjes së ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Salah, i konsideruar një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës, i është bashkuar Trabzonsporit pas largimit nga klubi anglez, ku për vite me radhë shkroi histori me paraqitjet dhe golat e tij. Transferimi i tij ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët turq, të cilët e shohin ardhjen e egjiptianit si një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e klubit.

Trabzonspor është një nga klubet më të suksesshme të futbollit turk dhe renditet pas gjigantëve si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş sa i përket trofeve dhe historisë në Superligën e Turqisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com