Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë

0%

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, pritje më të gjata janë regjistruar vetëm në dy pika. Në Dheu i Bardhë , për dalje nga Kosova, pritjet arrijnë deri në 35–40 minuta , me kolonë rreth 350 metra . Ndërsa në Merdarë , për dalje, udhëtarët po përballen me pritje deri në 15–20 minuta , me kolonë rreth 150 metra .

Në pikat tjera kufitare, qarkullimi raportohet të jetë më i lehtë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të theksuara. Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com