“E bleva për fëmijën” – qytetari nga Gjilani ankohet për qumështin

0%

Një qytetar nga Gjilani ka ngritur shqetësim për një qumësht të blerë në ETC Gjilan, duke pretenduar se produkti nuk ka qenë në gjendjen e duhur menjëherë pas hapjes. Sipas tij, qumështin e markës “Vita” e kishte blerë për fëmijën e tij, por gjatë hapjes ka vërejtur ndryshime në pamjen e produktit. “Sot kemi ble qumësht Vita në ETC Gjilan. Vetëm sa e hapa qumështin për me ia dhanë fëmijës.

Sapo e ktheva në ETC, por thanë që nuk kemi faj se qumështi ka afat”, ka deklaruar qytetari për Sinjalin Ai ka dërguar edhe faturën e blerjes , duke pretenduar se produkti është blerë në këtë market, ndërsa ka publikuar edhe fotografi të qumështit pas hapjes. Nga pamjet e dërguara shihet produkti në një gotë dhe pjatë, me ndryshime në strukturë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com