Brann vazhdon rrugën drejt Champions League me fitore bindëse 5:0 ndaj Mitrovicës. Vashat e Brann nga Norvegjia dominuan plotësisht ndaj ekipit Mitrovica, në ndeshjen kualifikuese të Champions League për femra, e zhvilluar në Budapest të Hungarisë. Shënuese janë futbollistet Dilja Zomers (6’ e 35’), Amalie Eikeland (13’), Anna Aahjem (28’) dhe Heidi Halbmayr (74’).
Brann kaloi në epërsi që në minutën e 6-të dhe e mbylli pjesën e parë me rezultat 4:0. Ndeshja u zhvillua në temperatura shumë të larta, rreth 35°C në fillim, prandaj u luajt në orën të mëngjesit. Me këtë fitore, Brann u kualifikua në finalen e mini-turneut në Hungari, ku do të përballet PAOK-un. Nëse fiton finalen, Brann kalon në raundin e fundit kualifikues për Champions League.
Nëse humbet finalen, do të vazhdojë garat në një kompeticion tjetër evropian. Brann e ka kaluar vetëm një herë më parë fazën kualifikuese të Champions League. Në sezonin 2023/24, arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua nga Barcelona.
