Prokuroria që nuk ndoqi krimet e luftës u shndërrua në rrezik për

0%

Shtetit tonë, përveç me kufijtë që kontrollon, ushtrinë që ndërton, flamurin që valëvit, forca i matet edhe me aftësinë për ta zbatuar ligjin, për ta mbrojtur interesin publik dhe për t’i ndëshkuar ata që kanë cenuar ekzistencën e tij. Pikërisht këtu fillon roli i prokurorisë. Ajo është mekanizmi që, duke shfrytëzuar “administratën e dosjeve”, sovranitetin juridik e bën realitet.

Prokuroria që nuk hetoi si duhet krimet e luftës, dështoi ndaj viktimave, dështoi ndaj vetë shtetit dhe u kthye në rrezik për vetë shtetin, në emër të të cilit është e ndërtuar të punojë! Krimet e luftës janë sulmi më i rëndë që mund t’i bëhet një kombi.

Duke mos qenë vepra penale të zakonshme, ato janë tentativa për ta shkatërruar popullin shqiptar, për ta ndryshuar strukturën e tij demografike, për ta nënshtruar politikisht dhe për ta zhdukur kujtesën e tij historike. Mosndëshkimi i tyre, përveç që është mungesë drejtësie, është edhe cenim i sigurisë kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në teorinë moderne të shtetit, monopoli i forcës dhe monopoli i drejtësisë janë dy shtyllat mbi të cilat mbështetet autoriteti publik. Ushtria mbron territorin. Policia ruan rendin. Shërbimet e inteligjencës identifikojnë kërcënimet. Por është prokuroria ajo që i jep kuptim gjithë këtij mekanizmi, sepse vetëm ajo e shndërron informacionin në përgjegjësi penale.

Ngase hallka përfundimtare në Kosovë nuk funksionoi si duhet, i gjithë sistemi humbi efektivitetin. Çfarë vlere ka puna e inteligjencës nëse informacionet për autorët e krimeve nuk përfundojnë në aktakuza? Çfarë vlere kanë raportet e institucioneve shtetërore nëse ato mbyllen në sirtarë?

Çfarë kuptimi kanë deklaratat politike për drejtësi, nëse organi që ka kompetencën ekskluzive për ndjekjen penale zgjedh pasivitetin, ose ndikohet nga vullneti i çoroditur i udhëheqësve politikë, që flasin për falje dhe amnisti të krimeve të luftës?

Burimi: Bota Sot