E kryer, Molina kalon te Roma – zbulohen detajet e transferimit

0%

Roma ka siguruar përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar, duke arritur marrëveshje të plotë me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Nahuel Molina. Sipas raportimeve nga mediat italiane, paketa totale e transferimit të reprezentuesit argjentinas pritet të jetë rreth 18 milionë euro.

Marrëveshja përfshin një pagesë fillestare prej 13 milionë eurosh, si dhe bonuse që mund ta çojnë shumën deri në 17-18 milionë euro. Molina pritet të udhëtojë gjatë 24 orëve të ardhshme në Romë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pas së cilave do t’i bashkohet skuadrës së re në fazën përgatitore në Uells.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka arritur marrëveshje personale me klubin kryeqytetas, ndërsa kontrata e tij me Romën pritet të jetë me pagë rreth 2.7 milionë euro në sezon. Ky transferim shënon rikthimin e Molinës në Serie A, pasi ai më herët ka luajtur për Udinesen nga viti 2020 deri në vitin 2022. Pas paraqitjeve të mira në Itali, ai u transferua te Atletico Madridi për rreth 20 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontrata aktuale e Molinës me klubin spanjoll skadonte në qershor të vitit 2027, faktor që ka ndikuar edhe në uljen e çmimit të transferimit. Roma fillimisht kishte synuar mbrojtësin e ri të Feyenoordit, Givairo Read, por klubi holandez refuzoi ofertën prej 28 milionë eurosh dhe drejtuesit italianë vendosën të fokusohen te Molina.

Burimi: Telegrafi