Ukraina kërkon forcimin e mbrojtjes ajrore me raketa, Zelensky

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me mundësinë që Kievi të sigurojë më shumë raketa interceptuese për forcimin e mbrojtjes së tij kundërajrore.

“Mark Rutte është i informuar mirë për kërcënimet dhe ne koordinuam përpjekjet tona në lidhje me vendet që disponojnë raketa të tilla dhe që janë në gjendje të ndihmojnë Ukrainën ”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X. Ai theksoi se është thelbësore të hiqen të gjitha pengesat burokratike dhe të merren vendimet e nevojshme politike.

Nga ana e tij, Rutte deklaroi pas bisedës se është në diskutime me aleatët e NATO-s për mënyrën se si mund të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet “urgjentisht”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot