Tentuan të kalonin në Shqipëri 24 emigrantë të paligjshëm, arrestohen

0%

Tre persona janë vënë në pranga në aksin Librazhd-Elbasan, pasi tentuan të kalonin ilegalisht në kufij 24 emigrantë të paligjshëm. Kapen në aksin “Librazhd–Elbasan”, dhe vihen në pranga 3 shtetas, Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri.

Njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi. Sekuestrohen 2 automjetet.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara: -“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan; -“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot