Rashiq: Nesër nuk pres votim për Qeverinë e re

0%

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, vlerëson se në seancën konstituive më , nuk pret të votohet Qeveria e re.

Sipas Rashiqit, që është njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, pas përfundimit të këtij procesi mund të nisin takimet dhe bisedimet për formimin e ekzekutivit të ri, përfshirë edhe një takim të mundshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk jemi taku, por besoj që takohemi këto ditë se sikur që e dini nesër e kemi vetëm konstituimin e Kuvendit, nuk do hymë në negociata ose marrëveshje tjera. Po pres që pas ditën e nesërme të takohemi në një moment dhe të flasim për eventualisht një angazhim në Qeverinë e re kurdo që e bëjmë të mundshme”- tha Rashiq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se, sipas bindjes së tij, nesër nuk do të ketë votim për Qeverinë. “Sa e di unë nesër nuk ka seancë për formimin e Qeverisë së re. Mendimi im është që nesër nuk do votohet qeveria. Ky është mendimi im personal”- deklaroi Rashiq. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Për të formuar Qeverinë, një kandidati për kryeministër i nevojiten të paktën 61 vota, që përbëjnë shumicën e 120 deputetëve të Kuvendit. LVV nuk i ka votat e mjaftueshme për ta arritur e vetme shumicën prej 61 deputetësh për formimin e Qeverisë.

Për këtë arsye, mbështetja e 10 deputetëve të partive të komuniteteve joserbe, si dhe e Nenad Rashiqit, i cili përfaqëson komunitetin serb, mbetet e rëndësishme në përpjekjet për sigurimin e shumicës parlamentare. Nuk ka ende marrëveshje pas takimit të dytë mes kreut të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit të dytë që u mbajt më .

Palët kanë zhvilluar diskutime për mundësinë e krijimit të institucioneve, por kanë bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa kanë mbetur më pak se dy ditë deri te seanca konstituive, dhe tri ditë nga afati kushtetues për formimin e Kuvendit.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 7 gusht, procesi kushtetues hyn në fazën e zgjedhjes së presidentit, për të cilin Kushtetuta parasheh një afat 60-ditor. Në rast se edhe presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje.

Burimi: Kallxo