Sulmi rus me raketa balistike i vret të paktën 17 persona në Kiev

0%

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike dhe dronë, duke vrarë të paktën 17 persona dhe plagosur të paktën 44 të tjerë, ka njoftuar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka raportuar të mërkurën (), televizioni BBC .

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në krejt Kievin sivjet, i cili nisi pas mesnatës, ka theksuar kreu i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko, duke thënë se “armiku po sulmon përsëri masivisht”. Alarmet për sulme ajrore ishin në fuqi për më shumë se një orë, ndërsa administrata ushtarake e kryeqytetit ka njoftuar se breshëria dëmtoi ndërtesa banimi dhe depo.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve më shumë interceptorë raketash amerikane, “Patriot”, për t’u mbrojtur nga sulmet balistike ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se kishte goditur qendra logjistike dhe qendra furnizimi në Kiev dhe rajonin përreth.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këto qendra ishin të përfshira në ruajtjen, shpërndarjen e armëve të ndryshme dhe furnizimeve ushtarake, si dhe në prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve ajrore pa pilot”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu ka theksuar se kishte goditur edhe tri anije mallrash “të cilat po transportonin armë dhe pajisje ushtarake” pranë portit të Odesës në Detin e Zi.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se ka frikë se shumë njerëz mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja pas sulmeve në qendër të qytetit. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo