Largimi i Diant Ramajt nga Borusia Dortmund është i pashmangshëm. Portieri shqiptar nuk udhëtoi me Dortmundin në Japoni për fazën përgatitore, ndërsa po zhvillon bisedime me klubet e interesuara për shërbimet e tij. Akoma nuk dihet nëse do të ketë huazim apo transferim përfundimtar.
Kopenhagen është një nga emrat që qarkullon, duke qenë se Ramaj bënte mirë më parë në Danimarkë. 24-vjeçari i kushtonte 5 milionë euro Dortmundit në shkurtin e vitit 2025. Kujtojmë se edhe me FSHF-në ka qenë në kontakt për të veshur fanellën e Kombëtares. Refuzimi nga ana e tij erdhi për shkak se pret ftesën e Gjermanisë. Deri tani nuk është konsideruar alternativë.
