“Zhduket” gruaja pasi vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës

0%

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re. Sipas kallëzimit të pronarit, e reja ishte punësuar prej vetëm një dite pranë këtij subjekti.

Pronari pretendoi se punonjësja ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh nga arka dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i punës, shkruan Euronews.al Pasi ka konstatuar mungesën e parave dhe të punonjëses, pronari i është drejtuar policisë së Vlorës për të kryer veprimet proceduriale.

Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e plotë të ngjarjes dhe të kryejnë hetimet përkatëse. Sakaq, pronari i exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot