Shpërndaje në: Takimi treorësh i të martës në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk u finalizua me marrëveshje partiake për formim të institucioneve. Megjithatë, të dy udhëheqësit kanë lënë të hapur mundësinë e diskutimit për të ardhmen.
Kurti ka thënë se ka interesim për bashkëpunim me LDK-në “për progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku u shpreh se LDK-ja synon “balancë institucionale” ku një parti nuk i mban të gjitha postet. Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, ka thënë se ka vullnet e zell për të punuar bashkë këto dy parti, por sipas tij, kërkohet një marrëveshje që e respekton rezultatin zgjedhor.
“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte po të kishim marrëveshje, marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë. Kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë, por e shndërron rezultatin dhe në kontribut për stabilitet institucional.
Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja fatkeqësisht do të mund të shkaktohen”, ka thënë Kurti. Kurti ka theksuar se VV-ja është e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, ndërkohë që për çështjen e presidentit ka deklaruar se duhet të jetë emër jopolitik.
“Jemi të interesuar e të gatshëm të bashkëpunojmë me LDK-në sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar. Por pozita e presidentit, qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Të shohim çfarë sjell komunikimi i ardhshëm. Emri konkret duhej të ishte konsensual, gjithëpërfshirës”, ka thënë Kurti.
Edhe Arbëri 11 o. më parë Takimi 3-orësh Kurti-Abdixhiku mbyllet pa marrëveshje Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të mbarë takimin e zhvilluar të martën dhe sipas tij, bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ai ka thënë se duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse për të tri postet: Kuvend, Qeveri e Presidencë.
Po ashtu ka thënë se LDK-ja nuk e do postin e kryetarit të Kuvendit. “Nëse deri më 6 gusht s’kemi marrëveshje, i kemi thënë të vazhdojë konsituimi. LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale e cila duhet të përfaqësojë propozimin e partisë së parë. Për çështje të tjera, kemi afat kohor shtesë. Sa më herë të bëjmë zgjidhje, aq më mirë”, ka thënë ai.
“Qëndrojmë brenda parimeve tashmë të bëra publike. Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ruhet balanca institucionale dhe të ketë balancë demokratike brenda institucioneve”. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për 6 gusht. Në këtë seancë të nesërme pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët. Për këtë çështje mjafton shumicë e thjeshtë në Kuvend.
VV-ja ka siguruar 53 ulëse në Kuvend nga zgjedhjet e 7 qershorit dhe vetëm me votat e komuniteteve pakicë mund ta sigurojë shumicën. Por për të zgjedhur presidentin duhen 80 deputetë që të qëndrojnë në sallë. LDK-ja ka 18 deputetë.
Edhe Arbëri 12 o. më parë Kurti pas takimit me Abdixhikun: S’ka marrëveshje Dy partitë tjera, Partia Demokratike me 22 deputetë dhe Aleanca me 7, kanë refuzuar takimet me Kurtin. Në rast të konstituimit të Kuvendit, nis të rrjedhë afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.
