Kapet duke vozitur 212 km/h në aksin Milot–Laç, vozitësi gjobitet me

0%

Një drejtues automjeti është ndëshkuar nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 212 kilometrash në orë në aksin rrugor Milot–Laç. Sipas Policisë së Shtetit, drejtuesi është evidentuar gjatë kontrolleve me pajisjet inteligjente “Poliscan”, në një kohë kur në këtë aks kishte qarkullim të dendur. “Mos fluturoni në rrugë!

Shpejtësia vret”, ka paralajmëruar Policia e Shtetit në një postim në Facebook. Policia ka bërë të ditur se pas evidentimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar menjëherë automjetin dhe kanë shqiptuar masë administrative prej 400 mijë lekësh të rinj (4.300 euro), ndërsa drejtuesit i janë zbritur edhe 12 pikë nga leja e drejtimit.

Sipas autoriteteve, kontrollet me pajisjet “Poliscan” do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet intensive synojnë rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi