Zjarri në Mallakastër merr përmasa të mëdha, rrezikohet masivi pyjor

0%

Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa shqetësuese. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd. Forcat operacionale janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara.

Në terren ndodhen: 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova; 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës; 35 forca të Bashkisë; 2 autobotë uji. Gjithashtu, pritet t’u bashkohen operacionit edhe 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, lartësia e bimësisë së poshtme, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i flakëve po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore. Në këto kushte, autoritetet vlerësojnë si të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt masivit pyjor të Lofkëndit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot