Cristiano Ronaldo hap dyert e garazhit luksoz – mahnit me koleksionin

0%

Cristiano Ronaldo ka mahnitur edhe një herë ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi nga garazhi i tij luksoz, ku shfaqet i rrethuar nga disa prej veturave më ekskluzive në botë.

Në imazhin e ndarë me fansat, ylli portugez shihet i ulur mbi një Ferrari të kuq, ndërsa në sfond dallohen modele të markave prestigjioze si Bugatti, Rolls-Royce dhe automjete të tjera superluksoze që janë pjesë e koleksionit të tij. “Lodrat e mia”, ka shkruar Ronaldo krahas fotografisë, duke iu referuar pasionit të tij të njohur për makinat luksoze.

Foto: Instagram Postimi u prit me interes të madh nga miliona ndjekës, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me reagime dhe komplimente për koleksionin e jashtëzakonshëm të futbollistit. Pasioni i Ronaldos për makinat është i njohur prej vitesh. Ai zotëron një nga koleksionet më të pasura të veturave mes sportistëve në botë, me modele të rralla dhe me vlerë shumë milionëshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç suksesit në futboll, 40-vjeçari vazhdon të jetë një nga sportistët më të paguar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e tij personale, stërvitjet, familja dhe pasionet jashtë fushës së lojës.

Burimi: Telegrafi