Një funeral masiv është mbajtur në Gaza për 112 palestinezë, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat gati tre vjet pas një sulmi ajror në vitin 2023. Sipas autoriteteve lokale, viktimat i përkisnin familjeve Al-Hassayna dhe Abu Sharia, ndërsa shumë prej tyre ishin anëtarë të së njëjtës familje të zgjeruar.
Trupat u gjetën gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi pas heqjes së rrënojave në zonën Sabra të qytetit të Gazës. Qindra persona morën pjesë në ceremoninë mortore, ku arkivolet u bartën nëpër rrugët e dëmtuara të qytetit, ndërsa familjarët u përballën me një ndarje të vonuar nga të afërmit e tyre.
Sulmi që shkaktoi vdekjen e këtyre personave kishte ndodhur në nëntor të vitit 2023 dhe kishte shkatërruar disa ndërtesa banimi. Shumë trupa kishin mbetur nën rrënoja për shkak të pamundësisë për t’i nxjerrë më herët. Autoritetet në Gaza e kanë përshkruar këtë si një nga varrimet më të mëdha masive të luftës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
