Florian Marku befason të gjithë

0%

Boksieri shqiptar, Florian Marku vazhdon të ndodhet në një gjendje “pauze” sportive, pasi ka kohë që nuk “përplaset” me rivalë në ring për shumë arsyeje të ndryshme. Në vitin 2024, pësoi humbjen e parë si profesionist kundër Chris Kongo. Pas kësaj disfate, u nënshtrua operacionit për dëmtim që e shqetësonte prej kohësh.

“Kalvari” i vuajtjeve sapo kishte filluar, ku kulmoi me drejtësinë në Greqi. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Marku tregon se po stërvitet me intesitet, ndonëse nuk jep informacion për ndonjë rikthim të shpejtë në ring.

Burimi: Bota Sot