Maran: Janë kushtet për punë të mirë

0%

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur për aventurën e tij të re në krye të kuqezinjve, duke e cilësuar atë një nga sfi dat më të rëndësishme të karrierës. Në një intervistë për “L’Unione Sarda”, tekniku italian u shpreh krenar që i është besuar drejtimi i Shqipërisë dhe beson se Kombëtarja ka potencialin e duhur për të arritur rezultate pozitive në të ardhmen.

Maran vlerësoi cilësinë e grupit që ka në dispozicion, duke theksuar se një pjesë e mirë e futbollistëve shqiptarë aktivizohen në kampionatet më të forta, veçanërisht në Serie A dhe Serie B italiane. Sipas tij, ky është një tregues i qartë se Shqipëria ka një bazë solide lojtarësh mbi të cilën mund të ndërtohet një projekt konkurrues.

Tekniku italian përmendi edhe disa nga emrat më të rëndësishëm të Kombëtares, duke nënvizuar se skuadra ka futbollistë me eksperiencë dhe cilësi, të aftë për të përfaqësuar denjësisht fanellën kuqezi. “Shqipëria? Është një eksperiencë e rëndësishme që, në moshën 62-vjeçare, ndjeja se duhej ta përjetoja. Është një mundësi për të përfaqësuar një popull dhe për këtë jam shumë krenar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekzistojnë të gjitha kushtet për të bërë një punë të mirë. Kemi lojtarë interesantë, shumë prej tyre luajnë në Serie A dhe Serie B. Mendoj për Ramadanin, Gjimshitin, Ismajlin, Asllanin, Berishën, Shpendin dhe po ashtu Sherrin”, u shpreh Maran.

Burimi: Bota Sot