Dinamo e mposhti Kauno Zhalgirisin me rezultat të thellë 5:0 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Champions League. Skuadra nga Zagrebi dominoi nga minuta e parë deri në të fundit. Golat u shënuan nga Miha Zajc (31′), Scott McKenna (33′), Mateo Lisica (51′), Luka Stojkoviq (76′) dhe Lukas Kaçavenda (90+4′).
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, në orën , në qytetin lituanez të Kaunasit. Ja reagimet e disa prej portaleve më të njohura në Lituani. “TV3” shkruan: “Mësimi u mor. Kauno Zhalgiris u dogj në ferrin e Zagrebit.” Në artikull thuhet se Dinamo e shkatërroi kampionin e Lituanisë dhe i shkaktoi një humbje të rëndë në kualifikimet e Champions League.
Portali “LNK” e titullon artikullin: “Kauno Zhalgiris nuk ishte në nivelin e gjigantëve kroatë”. Më tej theksohet se skuadra e trajnerit Zhelko Sopiq nuk arriti të bëjë sensacion dhe pothuajse nuk e rrezikoi fare portën e Dinamos. Ndërsa portali “Delfi” shkruan: “Dinamo i varrosi pa mëshirë ëndrrat e Kauno Zhalgirisit në Champions League”.
Sipas tyre, kampionit lituan do t’i duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit për të përmbysur rezultatin dhe për t’u kualifikuar në play-off.
