Hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok zgjerohen në një lokacion

0%

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet për një lokacion të tretë në Zubin-Potok, ku dyshohet se ka mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. “Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë.

Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore”- Sipas Prokurorisë, deri më tani janë arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

“Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’. Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Speciale ka theksuar se, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, nuk mund të japë më shumë detaje për lokacionin e tretë apo për veprimet që po zhvillohen atje. “Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment.

Informacione shtesë do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin”- thuhet në komunikatë. Per gërmimet në Zubin Potok, dyshohet se bëhet fjalë për “23 intelektualët” të cilët sipas rrëfimit të familjarëve për KALLXO.com janë zhdukur para 27 vitesh në këtë zonë.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë punuar që nga viti 2021 në zonën ku së fundmi janë gjetur mbetje mortore, në Zubin Potok, duke theksuar se identifikimi i lokacionit është bërë falë angazhimit të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë.

Hoti, i cili më parë ka shërbyer si kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe është vetë i biri i profesorit Ukshin Hoti, poashtu i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, tha se zakonisht shmang deklarimet për raste të tilla, pasi e njeh nga afër dhimbjen dhe pritjen e familjeve.

Ai tha se familjarët e kanë kontaktuar ditëve të fundit me shqetësime të mëdha, duke sqaruar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore përmes analizës së ADN-së zgjat të paktën gjashtë muaj.

Sipas tij, procedura fillimisht zhvillohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku bëhen ekzaminimet, e më pas mostrat dërgohen në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Hagë, ku kryhet krahasimi i ADN-së. “Unë zakonisht rezervohem me u deklaru për çështje të tilla se e di se çka ndiejnë dhe se çka përjetojnë familjarët këto ditë.

Jo vetëm që e di, por edhe më kanë kontaktu (familjarët) ato ditë me shqetësime të mëdha, sepse familjarët nuk e dinë dhe nuk e kanë për obligim me ditë që veç procedura e krahasimit me ADN, minimum gjashtë muaj i merr.

Sepse është një procedurë që mas pari duhet me u bartë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me u bo ekzaminimet aty e pastaj dërgohen në Hagë, në Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur, në laborator të Hagës dhe atje merr goxha një kohë derisa te bën përputhshmërinë ose jo”- tha ai për Kallxo.com.

Hoti bëri të ditur se gërmimet janë ndërmarrë mbi bazën e informacioneve që lidhen me Grupin e Intelektualëve prej 23 personash, çka ishte arsyeja pse në lokacion dolën edhe përfaqësues të Policisë dhe të Komisionit. “Është e rëndë me thanë, por uroj që të kenë një zgjidhje, se fundja për familjet është më e lehtë kur e dinë fatin, sesa ta kenë pezull tash e 27 vite”- tha Hoti.

Më me kërkesë të Prokurorisë Speciale në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kanë filluar gërmime pasi dyshohet se gjendet një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë fillimisht ishin arrestuar dy persona.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur më , përmes një komunikate për media se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për krime lufte në lidhje me rastin e Zubin Potokut. Sipas njoftimit, i dyshuari i arrestuar është me inicialet J.R. dhe dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar raportin preliminar për personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë më . Sipas të dhënave të verifikuara në raportin e publikuar, Lista përfshin gjithsej 13,227 persona të vrarë, persona të zhdukur me dhunë dhe persona të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.

Prej tyre, 12,230 (92.5%) lidhen me periudhën e luftës ( – ), ndërsa 997 (7.5%) me periudhën e pasluftës ( – ), në rastet kur është dokumentuar lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet vdekjes/zhdukjes dhe luftës në Kosovë.

Burimi: Kallxo