Shpërndaje në: Lekë Sahatçiu nga departamenti ligjor i Devolli Group, pjesë e së cilit është edhe qumështorja “Vita”, ka mohuar të gjitha gjetjet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të prezantuara gjatë ditës së sotme.
Analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit kanë rezultuar se gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar në etiketë. Në përgjigjet për KOHËN, Sahatçiu ka thënë se nuk është e vërtetë që produktet e qumështores “Vita”, kanë përmbajtje të produkteve të padeklaruara pasi sipas tij ato do të tërhiqeshin nga vetë Inspektorati.
“Produktet tona, të markës “Vita” janë 100% qumësht i fermerëve tonë dhe për këtë garantojmë ligjërisht dhe moralisht. Për më tepër, çdo produkt që del nga fabrika jonë, përmbajtja e tyre është e deklaruar në formën e përcaktuar me ligjin e aplikueshëm të Republikës së Kosovës.
Nëse do të ishte e kundërta, ato produkte do të tërhiqeshin nga tregu nga vetë inspektorati, ndërkaq deri më sot, nuk jane tërhequr të njëjtat, sepse janë në përputhje me ligjin”, thuhet në përgjigje. Lajmi po përditësohet…
