Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu raporton se Mohamed Salah ka arritur marrëveshje personale me Trabzonsporin. Futbollisti egjiptian pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Superliga e Turqisë. Salah është lojtar i lirë dhe momentalisht është duke kaluar pushimet në Greqi.
Por, agjentët e tij janë në aksion duke kërkuar klubin e ri dhe siç duket do të jetë, Trabzonspori. Kujtojmë që te skuadra turke luan edhe lojtari shqiptar, Ernest Muçi.
Burimi:
Bota Sot
