Armando Broja qëndron në Angli? Klubi i njohur e do sulmuesin shqiptar

0%

West Ham ka rikthyer interesin për Armando Brojën, duke nisur bisedimet me Burnleyn për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Sipas raportimeve nga Anglia, negociatat janë ende në fazat e para, ndërsa klubi londinez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së mbrojtësit të ri Ollie Scarles si pjesë e marrëveshjes. Interesimi i West Ham për Brojën nuk është i ri.

Klubi anglez e ka ndjekur prej vitesh sulmuesin shqiptar dhe ka tentuar ta afrojë edhe në merkatot e mëparshme, por pa arritur një marrëveshje. Këtë herë, situata paraqitet ndryshe, pasi West Ham do të luajë në Championship gjatë sezonit të ri, përcjell tch, duke synuar rikthimin e menjëhershëm në Premier League.

Drejtuesit e klubit e shohin Brojën si një nga lojtarët që mund të udhëheqë repartin ofensiv në objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit anglez. Për sulmuesin shqiptar interesohet edhe Lazio, e cila po monitoron zhvillimet dhe mund të hyjë në garë nëse negociatat mes West Ham dhe Burnley nuk avancojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot