Lamborghini prezanton një Miura të re, vetëm 99 njësi në botë

0%

Lamborghini ka prezantuar Revuelto Miura 60° Homage, një edicion të kufizuar për të shënuar 60-vjetorin e modelit legjendar Miura, i konsideruar si supervetura e parë në botë. Modeli vjen me ngjyra dhe detaje të frymëzuara nga Miura origjinale, një kabinë me elemente ekskluzive dhe një pllakë identifikuese “Miura 60° – Serie Speciale 1 di 99”.

Nën kapak ndodhet motori 6.5-litërsh V12 hibrid me 1.001 kuaj fuqi, që e përshpejton makinën nga 0 në 100 km/h për 2,5 sekonda. Revuelto Miura 60° Homage do të prodhohet në vetëm 99 ekzemplarë dhe do të debutojë publikisht gjatë Monterey Car Week.

Burimi: Telegrafi