Mirlind Daku largohet në lot drejt ekipit ku e urrejnë tifozët

0%

Mirlind Daku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Rubin Kazan, pasi tashmë do të bëhet pjesë e ekipit të Spartakut të Moskës që ka paguar 11 milionë euro për kartonin e tij. Në fund të ndeshjes ndaj Akron, Daku shpërtheu në lot në fushë teksa u përshëndet me tifozët, ndërsa shokët e skuadrës e mbanin në krah.

Më pas, klubi publikoi video edhe nga dhomat e zhveshjeve ku fillimisht ishte trajneri Frank Artiga ai që foli për sulmuesin shqiptar. “Je një legjendë e Rubin. Ke ccuar skuadrën në një nivel tjetër.

Tani të gjithë thonë se Rubin është në gjendje që të luftojë për një prej 5 vendeve të para”, tha ai për Dakun, mes duartrokitjeve të ekipit, ndërsa sulmuesi ishte dukshëm i emocionuar, duke folur para lojtarëve të tjerë. “Faleminderit shumë për tre sezonet që kaluam së bashku. Unë vija nga një ligë që nuk ishte aq e fortë sa kjo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Faleminderit të gjithë rusëve që na bënë ne të huajve të ndihemi si në shtëpi. Nuk di çfarë të them. Faleminderit. Kjo është e vështirë për mua. Është pjesë e jetës. Është e rëndësishme të ruajmë marrëdhënien tonë. Faleminderit përsëri,” pë rfundoi ai fjalët e tij.

Spartak Moskë vendosi të blejë lojtarin edhe pse ka kundër tifozët e ekipit, të cilët nuk duan futbollistë shqiptarë në radhët e tyre.

Burimi: Bota Sot