Kosova do të përfaqësohet me rekord sportistësh në Lojërat Mesdhetare

0%

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me delegacionin më të madh në historinë e pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje shumë-sportëshe.

Sipas njoftimit të KOK-ut, Kosova do të përfaqësohet nga 163 sportistë, prej të cilëve 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në gjithsej 21 sporte, me synimin për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare. Një tjetër moment historik do të jetë pjesëmarrja për herë të parë në katër sporte ekipore.

Kosova do të garojë në futboll me ekipin U21 të meshkujve dhe U19 të femrave, në volejboll me të dyja konkurrencat, në hendboll me meshkuj dhe femra, si dhe në basketbollin 3×3 për të dyja kategoritë. Kosova hyn në këtë edicion pas suksesit të arritur në dy Lojërat e fundit Mesdhetare, ku ka fituar gjithsej 10 medalje – nëntë në xhudo dhe një në boks.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të mbahen nga 21 gushti deri më 3 shtator, ndërsa ceremonia e mbylljes do të ketë një rëndësi të veçantë për Kosovën. Në atë ceremoni, flamuri i Lojërave Mesdhetare do t’i dorëzohet zyrtarisht Kosovës, e cila do të jetë vendi mikpritës i edicionit të ardhshëm, Prishtina 2030.

Burimi: Telegrafi