Infantino kërkon mbështetjen e Trumpit, por presidenti amerikan nuk i

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raportohet se po kërkon mbështetje politike jashtë botës së futbollit, ndërsa përballet me presione në rritje për të ardhmen e tij në krye të organizatës.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Infantino ka kërkuar një bisedë me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, me synim sigurimin e përkrahjes në këtë periudhë të vështirë.

Megjithatë, burime pranë FIFA-s kanë mohuar se është zhvilluar ndonjë bisedë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, apo ndonjë anëtar tjetër të administratës Trump,shkruan abc.news.al Sipas raportimeve, kontaktet mes Infantinos dhe Trumpit janë ndërprerë ditët e fundit, pasi presidenti amerikan nuk u është përgjigjur më thirrjeve të kreut të FIFA-s, të cilat ishin intensifikuar para dhe gjatë Kupës së Botës 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Infantino është nën presion pas kritikave për një propozim të tij për krijimin e një entiteti të ri të quajtur “FIFA Forward Enterprise”, i cili do të mundësonte përfshirjen e investitorëve privatë në disa prej eventeve kryesore të futbollit.

Ndërkohë, disa federata kombëtare, përfshirë ato të Finlandës dhe Uellsit, kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin rizgjedhjen e tij në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s. Edhe disa konfederata ndërkombëtare të futbollit kanë shprehur shqetësime për drejtimin e organizatës, duke kërkuar ndryshime në udhëheqjen e saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com