Presidenti i Trabzonspor i bën të qartë klubit anglez dhe

0%

Ernest Muçi është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Turqi në vitin e fundit dhe paraqitjet e tij kanë zgjuar interes edhe jashtë saj. Interesimi nuk ka munguar për futbollistin shqiptar dhe tashmë Trabzonspori ka vendosur edhe çmimin e kartonit të tij.

Sipas mediave turke, pas interesimit më të fundit të Aston Vilës, presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, u ka komunikuar anglezëve se negociatat për Muçin nuk do të nisnin poshtë shifrës së 20 milionë eurove, duke bërë të qartë se sa vlerëson kartonin e sulmuesit shqiptar.

Aston Vila për momentin është tërhequr, por kjo shifër është ajo që është vendosur nga klubi për çdo ekip që pretendon të sigurojë shërbimet e Muçit, i cili ka qenë një nga zbulimet e sezonit të kaluar në kampionatin turk dhe është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të Trabzonsporit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot