Kriza e emigrantëve në Ceuta alarmon BE-në, Von der Leyen kërkon

0%

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një reagim të koordinuar të vendeve të Bashkimit Evropian pas krizës së emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, e cila ka shkaktuar tensione të reja mes shteteve anëtare.

Në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Von der Leyen theksoi se situata në Ceuta tregon nevojën për masa të mëtejshme për forcimin e kufijve të jashtëm të Unionit, veçanërisht në zonat më të ekspozuara ndaj presionit migrator.

Ndër masat e propozuara nga kreu i Komisionit Evropian janë rritja e mbikëqyrjes së kufijve dhe, në rast nevoje, përdorimi i barrierave fizike për të parandaluar kalimet e paligjshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbrotja e të gjithë kufijve tanë të jashtëm është një përgjegjësi e përbashkët evropiane”, ka theksuar Von der Leyen, duke kërkuar që vendet e BE-së të veprojnë së bashku përballë sfidave të migracionit të parregullt. Kriza në Ceuta shpërtheu pas hyrjes masive të emigrantëve nga Maroku në territorin spanjoll të Afrikës së Veriut, duke sjellë përplasje diplomatike brenda BE-së.

Disa vende anëtare, mes tyre Italia dhe Danimarka, kërkuan masa të forta ndaj Spanjës, përfshirë edhe diskutimin për pezullimin e saj nga zona Shengen, një propozim që shkaktoi reagim të ashpër nga Madridi. Spanja e cilësoi qëndrimin e disa vendeve si “egoist” dhe kërkoi një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së për të diskutuar pasojat e krizës dhe një strategji të përbashkët.

Von der Leyen deklaroi se takimi duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime nga situata në Ceuta dhe për të ndërtuar një qasje të përbashkët evropiane ndaj migracionit të paligjshëm.

Ajo propozoi gjithashtu forcimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht në zonat e Ceutës dhe Meliljes, si dhe rritjen e mbështetjes teknike dhe financiare për Marokun.

Në muajt e fundit, Bashkimi Evropian ka forcuar politikat e migracionit, duke u dhënë vendeve anëtare mundësinë për të dërguar azilkërkues në qendra pritjeje jashtë territorit të BE-së, të njohura si “qendra kthimi”.

Burimi: Bota Sot