Specialja anulon seancat e gushtit në rastin ndaj Thaçit dhe të

0%

Gjykata Speciale ka anuluar seancat e planifikuara për datat 17, 18 dhe në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, e cila lidhet me akuza për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Vendimi është marrë pasi mbrojtja e të akuzuarit Bashkim Smakaj njoftoi më 30 korrik se nuk do të paraqiste prova në këtë fazë të procesit.

Si rezultat, gjykatësi i vetëm anuloi edhe afatet e përcaktuara më herët në urdhrin e dytë për caktimin e datave të seancave. Me urdhër të gjykatës, Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet që deri më 4 gusht, në orën , të dorëzojë një mocion nëse synon të paraqesë kundërprova. Nëse një mocion i tillë nuk paraqitet, faza e administrimit të provave do të konsiderohet e përfunduar.

Sipas kalendarit të ri procedural, dosjet përfundimtare duhet të dorëzohen deri më 24 gusht, ndërsa kundërpërgjigjet deri më 4 shtator. Argumentet përmbyllëse të palëve janë planifikuar të zhvillohen më 10, 11 dhe . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com