KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e fshatit Qyqavicë në Vushtrri do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit. Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi pritet të rikthehet në kohën më të shkurtër të mundshme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit. Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në normalizimin e furnizimit.
