Batatina uron Dakun për transferimin rekord – ja çfarë shkruajti

0%

Tahir Batatina uron Mirlind Dakun pas transferimit rekord te Spartak Moscow për 11 milionë euro Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka uruar publikisht ish-futbollistin e tij Mirlind Daku për atë që e quajti “transferim te një skuadër e madhe për një vlerë rekord” – dhe tashmë dihet se për cilin transferim bëhej fjalë.

Bëhet fjalë për kalimin e Dakut nga Rubin Kazan te Spartak Moscow për 11 milionë euro, me aktivizimin e klauzolës së largimit. Lamtumira ishte emocionale. Pas fitores 2-1 ndaj Akron Tolyatti ku shënoi golin vendimtar, shokët e skuadrës e ngritën në krahë, ndërsa Daku u pa me lot në sy.

Trajneri i Rubin-it, Javi Artiga e konfirmoi: “I urojmë Mirlindit më të mirat dhe e falënderojmë për gjithçka. Përveç se është futbollist i shkëlqyer, është edhe person i jashtëzakonshëm.” Vetë Batatina kishte shkruar: “Kishin qenë vitet kur shumë pak njerëz besonin se një ditë do të bëheshe një yll i futbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për mua nuk ishte aspak e vështirë të besoja te ti që në ditët e para, sepse te një djalë i ri pashë talentin, karakterin dhe potencialin.”

Burimi: Bota Sot