Ekskluzive | Refuzoi alkooltestin dhe sulmoi policin në Mitrovicën e

0%

Një 29-vjeçar ka përfunduar në ndalim, pasi dyshohet se sulmoi dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, pas një ndalimi rutinë në Mitrovicën e Veriut. Sinjali mëson se i dyshuari është Nikola Vlajoviq rreth 29-vjeç.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 gushtit, rreth orës , në rrugën “ Zoran Gjingjiq ” në Mitrovicën e Veriut, ku zyrtarët policorë kishin ndaluar për kontroll një veturë Volkswagen Sharan. Gjatë komunikimit me Policinë, i dyshuari dyshohet se u shfaq jashtëzakonisht agresiv dhe refuzoi t’i nënshtrohej alkooltestit.

Për shkak të sjelljes së tij, ai u shoqërua në Stacionin Policor, ku, sipas Policisë, sulmoi fizikisht një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit, polici i lënduar kërkoi ndihmë mjekësore dhe mori trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet bëjnë të ditur se gjatë gjithë kohës që qëndroi në stacion, Nikola Vlajoviq vazhdoi të ofendonte zyrtarët policorë, duke përdorur edhe gjuhë fyese me përmbajtje nacionaliste. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “ Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com