Ekskluzive| Digjet një shtëpi e pabanuar në Zveçan – objekti dyshohet

0%

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Zveçan, ndërsa Policia ka nisur hetime për veprën penale “Zjarrvënie”. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Koste Vujinoviq”, ku një banor i lagjes ka njoftuar Policinë pasi kishte vërejtur se objekti ishte kapluar nga zjarri.

Sipas burimeve, ankuesi ka deklaruar se shtëpia ishte e pabanuar dhe dyshohet se është në pronësi të një familjeje shqiptare me mbiemrin Berisha. Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.

Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar një dhomë në katin e parë dhe një pjesë e kulmit të shtëpisë, ndërsa vlera e dëmit material ende nuk është përcaktuar. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e lokacionit dhe kanë mbledhur provat e nevojshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e personave të mundshëm të përfshirë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com